Shqipëria s’e do miellin e Kosovës, po e pengon monopoli

Ekonomi

Shqipëria s’e do miellin e Kosovës, po e pengon monopoli

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 15:00

Shqipëria ka filluar sërish të pengojë hyrjen e miellit i cili prodhohet në Kosovë. Kjo dëshmon se barrierat për të bërë biznes me shtetin shqiptarë vazhdojnë edhe më tutje, e madje janë duke u ngritur.
E një problem i tillë, nuk qëndron për shkak të cilësisë së ulët të miellit kosovarë, por për shkak të monopolit që ka Shqipëria,e po pengohen në mënyra të ndryshme të paligjshme.

Kështu u tha gjatë një konference të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, e ku prezent ishin edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe përfaqësues të Shoqatës së Mullisëve të Kosovës.

Kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu tha se informatat e fundit për ndalimin e miellit kosovarë në tregun e Shqipërisë, është për shkak se Llobi i cili po e kontrollon miellin në Shqipëri është shumë i fuqishëm dhe ka dërguar produktet kosovare në laboratorë të dirigjuara ose të paguara, dhe sipas tij, frika më e madhe është që ata kanë porositur që të del një rezultat kinse produktet e miellit janë të kontaminuar.

“Mielli i prodhuar nga Kosova, prap ka filluar të ndalet në kufi dhe e pamundëson depërtimin e këtij produkti në tregun e Shqipëri. E tëra kjo për habi ndodhë në kohën kur ministri i bujqësisë Panariti gjendet në Amerikë dhe si duket është edhe një dëshmi se sa është i fuqishëm llobi i cili e kontrollon miellin në Shqipëri që si duket më së lehti e ka të bëjë barriera dhe pengesa karshi Kosovë. Preteksti paraprak për ndalimin e importit kanë qenë kinse përmbajtja e proteinave të grurit dhe të miellit nga Kosova. Laboratorët e ndryshme të standardizuara në nivelin evropian e dëshmuan që ky miell i plotëson të gjitha kriteret e parapara”, tha Gërxhaliu.

E kryetari i Odës Amerikane të Kosovë, Arian Zeka, tha se përfaqësuesit dhe bizneset e Kosovë, ndihen të dëshpëruar, pasi që vazhdimisht ka pengesa për import të produkteve kosovare, të cilat i vendosin autoritet e Shqipërisë.

Arsyeja e ndalimit të miellit, sipas tij, ndikohet në mënyra të ndryshme jo ligjore.

Ndërsa, ministri Stavileci tha se është momenti i fundit që të diskutohet me autoritetet e Shqipërisë, që të mos pengojnë hyrjen e produkteve të Kosovës.

“Është momenti i fundit për tu përballë me gjëra të tilla dhe me të vërtetë të kapërcejmë në fazën tjetër të veprimeve, po ashtu e shohim të udhës të gjithë këta eksponent që jemi të sektorit publik dhe privat, do të marrim rrugën për në tiranë, deri sa të zgjidhet kjo çështje njëherë e përgjithmonë... Gjitha këto konstatime të gjitha analizat, të gjitha faktet neve na kanë shpije që të kemi një kompakti një homogjenitet më të madh të qëndrimeve publik dhe të sektorit privat në mënyrë që ta zgjedhim këtë problem por gjithmonë po e them, se ne për çdo vit po na del nga një prodhim i cili pastaj po shndërrohet në një dukuri të cilën vet kryeministri i Shqipërisë ja ka lënë prapashtesën fobi, dhe ne po duam ta zgjedhim këtë problem dhe në të ardhmen të mos kemi edhe probleme të tjera”, ka thënë Stavileci.

Në këtë takim prezent ishte edhe kryeshef ekzekutiv i agjencia e ushqimit dhe veterinës,Valdet Gjinovci ku gjithashtu pohoi se gjitha analizat e miellit të Kosovës tregojnë se ky produkt është me cilësi të lartë.

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Misin Voci, tha se ndalimi i miellit është i imponuar nga monopoli në Shqipëri.

“Ka lindur e imponuar kjo problematikë e cila është e dëmshme për këtë degë ekonomike, për popullin e Kosovës por është e dëmshme edhe për popullin e Shqipërisë që ushqehet me produkte tona....Kjo që ka lind është një vepër e monopolit për interesa të ngushta të bizneseve në Shqipëri, konsiderojnë se masat e përbashkëta duhet të tregojnë fryte”, tha ai.

E anëtari i shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Suad Shehu, ka paraqitur disa fakte që cilësia e miellit të Kosovës është e lartë, e që në Shqipëri, importohet mielli i cili ka proteina vetëm 9 për qind.

“Ne kemi shkuar në markete të Shqipërisë dhe kemi ble disa produkte që tregtohen në Shqipëri dhe deshëm t`ju prezantojmë që qartë shihet niveli i proteinës që është përfundi nivelit të kërkuar zyrtarë të Shqipërisë, disa prodhime të Shqipërisë dhe disa prodhimeve të unionit evropian, të Italisë dhe Greqisë, që tregtohen në Shqipëri e ku niveli i proteinës është nga 9 deri në 11”

Sipas statistikave, gjatë vitit, Shqipëria importon miell të Kosovës 8.6 milionë.

Javë më parë, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, pas një takimi që pati me në Prishtinë me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) Valdet Gjinovcin si dhe me përfaqësues të bizneseve prodhuese të miellit në Kosovë, tha se të gjitha produktet bujqësore nga Kosova, të cilat i plotësojnë standardet evropiane, përfshirë edhe miellin, mund te eksportohet pa asnjë problem në Shqipëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat