S’ka para për autostradën Prishtinë – Shkup

Ekonomi

S’ka para për autostradën Prishtinë – Shkup

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 13:10

Punimet në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, ose “Rrugën 6” që do ta lidhë Kosovën dhe Maqedoninë, kanë filluar kohë më parë, por për punën e kryer ende asnjë cent nuk e ka marrë kompania “Bechtel&Enka”.

Arsyet nuk janë bërë të ditura nga Qeveria e Kosovës, por ministri i Financave, Besim Beqaj, ka sqaruar se Ministria e që ai udhëheq ende nuk ka pranuar asnjë faturë për punët e kryera.

Beqaj ka thënë se Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për bartje të mjeteve, por sipas tij, Ministria e Infrastrukturës duhet të dorëzojë te ky dikaster faturën se çka është punuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat