KE-ja do ta mbështesë BQK-në

Ekonomi

KE-ja do ta mbështesë BQK-në

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 17:13

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, ka pritur në takim shef i njësisë për Kosovën, Javier Menendez Bonilla e cila është në kuadër të Komisionit Evropian.

Guvernatori Hamza ka folur për detyrat që e mandatojnë BQK-në, e ka garantuar Bonilla se banka si autoritet rregullator , licencues dhe mbikëqyrës do të zbatoi dhe do ti plotësoi suksesshëm të gjitha detyrat që dalin në rrugëtimin drejtë integrimeve evropiane .
Ndërsa në vazhdim guvernatori i bëri një rezyme zhvillimeve ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë sektorit bankar, industrisë së sigurimeve dhe foli po ashtu për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem.

Bazuar në treguesit e zhvillimeve aktuale , Hamza ka thënë se kemi të bëjmë me një sistem të qëndrueshëm të shëndoshë dhe likuid, pra kemi të bëjmë me zhvillime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët që e karakterizojnë dhe i mbulon konformë mandatit të saj BQK-ja dhe gjithnjë duke ushtruar, zbatuar dhe operuar aktivitetin e saj në pajtim të plotë me ligjet dhe rregulloret pa përjashtim.

Në anën tjetër Bonilla , e ka përgëzuar Hamzën dhe i ka dhënë mbështetje BQK-së për punën dhe të arriturat si institucion i rëndësishëm i shtetit të Kosovës.

Më tutje, shef i njësisë për Kosovën ka bërë më dije se ai do të vazhdojë ndihmën e pakursyer të zyrës për Kosovën në kuadër të Komisionit Evropian.
“Do të mbështesin integrimin e Kosovës , përfshirë këtu BQK-në në plotësimin e detyrave që dalin nga ky proces i rëndësishëm për vendin”, ka thënë Bonilla.

Në fund, Hamza ka shprehur falënderim të veçantë për delegacionin e kryesuar nga Bonilla dhe i ka premtuar përkushtimin e tij se bashkëpunimi me institucionin e Komisionit Evropian dhe të institucioneve tjera pa dallim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se BQK-ja në vazhdimësi do të plotëson të gjitha detyrat që dalin nga rrugëtimi në rrugën drejtë integrimit. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat