Komuna e Prishtinës në kontest edhe për katër milionë euro

Ekonomi

Komuna e Prishtinës në kontest edhe për katër milionë euro

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:26

Në vitin 2008, Komuna e Prishtinës ia mori 44 ari pronë kompanisë ‘Dumnica Grup’, për të ndërtuar një rrugë. Ish pushteti komunal nuk e kompensoi asnjëherë kompaninë në fjalë për vlerën e tokës që po pretendohet se është rreth katër milionë euro.

Shpronësimi i tokave do të jetë problemi më i madh për buxhetin e Komunës së Prishtinës.

Miliona euro obligime i la qeverisja e kaluar komunës që po e udhëheq nga kryetari Shpend Ahmeti, shkruan ‘Tribuna’.
Veçmas kompanisë ndërtuese ‘Dumnica Grup’, të cilës komuna obligohet t’ia paguajnë një detyrim rreth katër milionë euro borxh.
Kësaj kompanie, Komuna e Prishtinës që në vitin 2008 ia mori rreth 44 ari tokën në lagjen "Arbëria", në emër të Planit Rregullues për ndërtimin e rrugës.

Që nga viti 2008 kjo kompani nuk është futur asnjëherë në procedurë që të kompensohet, ani pse i është drejtuar disa herë organeve komunale me dhjetëra shkresa.

Tash, pronari i ‘Dumnica Grup’, Nexhat Rexhepi - Dumnica, po pret që organet komunale ta shqyrtojnë më seriozisht rastin e tij.

Pos këtij kontesti, edhe pronari në fjalë ka një borxh në Komunë afër gjysme milioni euro për një leje të ndërtimit në lagjen Arbëria 3.

Dumnica thotë se e ka paguar gjysmën e lejes së ndërtimit, por borxhi u rrit nga një dënim që ia bëri Komuna që nuk e pagoi me kohë lejen e ndërtimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat