Komuna e Lipjanit, ndër gjashtë komunat kampione në nivel vendi, për të hyrat vetanake

Ekonomi

Komuna e Lipjanit, ndër gjashtë komunat kampione në nivel vendi, për të hyrat vetanake

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:39

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka nënshkruar momerandum mirëkuptimi, ndër gjashtë komunat e Kosovës të shpallura kampione në nivel vendi, që kanë përmirësuar të hyrat vetanake.

Graham Fenton, udhëheqës i ekipit, tha se, objektivi i këtij momerandumi të mirëkuptimit, është ofrimi i asistencës teknike të projektit, që synon përmirësimin e të hyrave vetanake në bazë të planit dhe punës të të gjitha atyre komunave që kanë ngritur përformancë në të hyra vetanake.

Projekti i financuar nga BE në mbështetje të Ministrisë së Financave, i cili implementohet nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ-international Services, dhe që menaxhohet nga zyra e BE –së në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për të hyrat vetanake, me procedurë konkurruese, renditi Komunën e Lipjanit, ndër gjashtë komunat kampione në nivel vendi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat