Aprovohet Buxheti i komunës së Gjakovës për vitit 2015

Ekonomi

Aprovohet Buxheti i komunës së Gjakovës për vitit 2015

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:14

Pjesa dërmuese e kuvendarëve të Komunës së Gjakovës i kanë thënë po, Draft Buxhetit Financiar, për vitin 2015. Ishin 20 këshilltarë, që votuan pro këtij dokumenti me vlerë dhe, 12 të tjerë të cilët nuk u pajtuan me këtë dokument dhe një tjetër që abstenoi. E gjithë rrjedha e debatit për Draft Buxhetin e vitit të ardhshëm është zhvilluar në një garë në mesë asamblistëve për të përfituar një hise më të madhe të buxhetit për rajonet e tyre. Mbledhja e cila u kryesua nga kryesuesi Luan Gola, e në të cilën mori pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari- Lila, u tha se ;“ Për vitin 2015 është paraparë që komuna e Gjakovës të ketë një buxhet prej 20 milion e 268 mijë e 994 euro. Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari- Lila, tha se ky buxhet është shpërndarë në formën më të mirë të mundshme për rajonet e komunës dhe nuk ka vend për dyshime se mund të ketë rajon të privilegjuar apo e kundërta të anashkaluar. “ Nuk ka ndarje të rajoneve, nuk ka as të privilegjuar apo të anashkaluar me këtë buxhet të komunës. Të gjitha rajonet, fshatar apo bashkësi lokale janë të prekshme me buxhetin e vitit 2015”, ka thënë Kusari-Lila, duke saktësuar se me këtë shumë buxhetore nuk mund të arrijmë që ti plotësojmë të gjitha kërkesat në maksimum. Por, ju premtoi ka shtuar Kusari-Lila, se gjatë vitit të ardhshëm do të kemi mbështetje edhe nga donatorët dhe investuesit për ti realizuar projektet kapitale me vlera të larta dhe për interes të banorëve të Gjakovës. Në këtë vit fal angazhimit të qeverisë lokale kemi pasur 2.4 milion euro mjete shtesë jashtë buxhetore nga investitorët dhe donatorët”, ka saktësuar Kusari- Lila. Edhe në vitin e ardhshëm do të kemi investime milionëshe për rrjetin e ujit të pijes në 4 rajonet e Gjakovës nga Qeveria Zvicerane, por donacione e investime jashtë buxhetore do të kemi edhe nga qeveritë e axhënsit terja evropianë për zhvillim ekonomik të komunës, është zotuar kryetarja Kusari-Lila. Drejtori i Buxhetit dhe Financave Teki Shala është sqaruar se nga shuma e tërësishme buxhetore nga grandi qeveritar është paraparë vlera prej 17 milion e 242 mijë 683 euro, ndërsa të hyrat komunale janë paraparë 3 milion e 26 milionë e 311 euro. “ Vetëm për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe punëve tjera butore komuna do të shpenzojë në vitin e ardhshëm 5 milion e 200 mijë euro. Ai ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat që me qëllim të shtimit të investimeve kapitale janë ulur dhe do të ulën në maksimum shpenzimet operative.
Gjithashtu, nga drejtori Teki Shala është dhënë edhe informata buxhetore për periudhën janar-qershor 2014, ku është konstatuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paguar borxhe të trashëguara në vlerë prej 2,298,524 euro, ndërkohë që nga borxhi i bartur nga viti 2013 deri në muajin qershor të këtij viti, është 2,985,876 euro. Mirëpo, drejtori Teki Shala ka shprehur shqetësimin se kjo vlerë e borxhit mund të rritet në vlerë për shkak se në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa ende vazhdojnë të arrijnë fatura të pa prezantuara më parë. Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se me këtë Projekt Buxhet të vitit të ardhshëm do të filloi të ketë një stabilitet financiar, pastaj përherë të parë projektet do të kenë emër e mbiemër dhe jo si më parë që janë prezantuar në vija të trasha apo fare nuk është emëruar se cilës natyrë i përket projekti.
Edhe nga pozita edhe nga opozita, pati këshilltarë që kërkonin të realizohen më shumë projekte në zonat e tyre prej nga vijnë. Ata shprehnin pakënaqësi dhe nuk ishin të kënaqur me projektet që janë paraparë të realizohen në vitin e ardhshëm, kur vërenin që nuk i përkisnin rajonit të tyre. Mirëpo kryetarja Kusari-Lila, kryesuesi Luan Gola dhe drejtori i DBF Teki Shala, me argument dhe të dhëna të sakta i bindën këshilltarët se nuk ka alternativ tjetër dhe se nuk ka ndarje rajonesh.
Në mbledhjen e Asamblesë Komunale është raportuar nga ana e Komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë , Kristë Gjoka për rendin dhe qetësin në komunën e Gjakovës për periudhën Janar-Gusht të këtij viti. Sipas këtij eprori situata e sigurisë në Gjakovë është e qetë edhe e sigurt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat