​Investitorët ikin nga Kosova, ngërçi politik sinjal negativ

Ekonomi

​Investitorët ikin nga Kosova, ngërçi politik sinjal negativ

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 13:43

Kosova mbetet një vrimë e zezë për investitorët evropian të cilët kanë renome.
Ndërsa, pasiguria dhe ngërçi politik, janë sinjale negative që u dërgohen investitorëve të huaj, të cilët frikësohen që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë.
Dukuria e korrupsionit, ekonomisë së kriminalizuar dhe e ryshfetit, të cilat janë si pasojë e mungesës së sundimit të rendit dhe ligjit, kanë bërë që Kosova të promovojë shumë më tepër investime në vendet e rajonit, se sa në Kosovë.
Pasi që kemi raste të shumta që investitorët që janë interesuar për Kosovën, të ikin nga këtu për të investuar në vendet përreth nesh.
Kështu pohojnë njohës të çështjeve ekonomike, sipas të cilëve interesimi i investitorëve potencial për të investuar në Kosovë, gjatë vitit 2014-të, ka rënë dukshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat