Aksion në doganat e Shqipërisë, sekuestrohen mallra kontrabandë

Ekonomi

Aksion në doganat e Shqipërisë, sekuestrohen mallra kontrabandë

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 11:24

Në një aksion i përgjithshëm në të gjithë doganat e Shiqpërisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, nga strukturat te specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, së bashku me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës.

Falë këtij aksioni është bërë i mundur zbulimi dhe sekuestrimi i një sërë mallrash kontrabandë që hynin në Shqipëri, në Doganën e Kapshticës, Doganën e Kakavijës, Doganën e Tiranës dhe Doganën e Vlorës.

Në degën e Doganës së Kapshticës është identifikuar dhe kapur një kamion i cili kalonte transit, me mallra kontrabandë, të cilat ishin lëndë e parë për të falsifikuar veshmbathje të markave të njohura. Mallrat e sekuestruar nga Drejtoria e Antikontrabandës janë:.

- 6000 stampa copë “ZARA”, “Dolce & Gabbana” dhe “Lacoste”;

- 4720 stampa letre “ZARA”, “Dolce & Gabbana” dhe “Lacoste”;

- 6000 stampa metalike “ZARA”, “Dolce & Gabbana” dhe “Lacoste”;

- 462 pjesë këmbimi makinash të markës “Bosch”;

Në Doganën e Kakavijës po mbrëmjen e djeshme në autobusat e linjës Greqi-Shqipëri, janë identifikuar dhe kapur gjithsej 432 artikuj kozmetike, të llojit shampo, parfume, deodorant, krem etj. Penaliteti për këto mallra kontrabandë i vendosur ndaj subjektit i cili po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është 1.495.600 mijë lekë të reja.

Ndërkohë që në degën Doganore të Tiranës janë kapur dhe sekuestruar nga strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës një sasi e konsiderueshme veshmbathje, dhe mallra të tjera kontrabandë:

-2.2 ton veshmbathje dhe 812 copë produkte të markës Broën, të falsifikuar;

Për këto mallra, gjoba e vendosur ndaj subjektit Biz Al është 558.000

Në Portin e Vlorës është identifikuar gjithashtu një autobus i Agjencisë, Rex Tours Travel, me shofer me inicialet N. B, që vinte nga Italia në Shqipëri, i cili transportonte mallra kontrabandë. Pas kontrollit të ushtruar nga strukturat e Antikontrabandës janë gjetur si më poshtë:

-48 kg kafe e pjekur e markës “Gimoka”;

-28 thasë pleh kimik;

- 69.6 kg ilaç rrobash;

Subjekti të cilit i është sekuestruar kjo sasi e mallit kontrabandë është gjobitur me 113.325 lekë të reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat