Miratohet në Komisionin e Ekonimisë Buxheti i rishikuar 2014

Ekonomi

Miratohet në Komisionin e Ekonimisë Buxheti i rishikuar 2014

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 19:53

Ministri i Financave pranon se administrate ka bere nje pune te dobet ne mbledhjen e te ardhurave nga akciza. Deklaraten e beri gjate prezantimit te buxhetit te rishikuar ne Komisionin e Ekonomise. Me kete projekt buxhetet pritet te rriten financimet ne muajt e mbetur te vitit per infrastrukturen, shendetesine e shtresat ne nevoje.

Të ardhurat e ulëta nga akciza dhe mungesa e investimeve, nuk i shpëtuan kritikave të komisionit të ekonomisë, gjatë prezantimit nga Ministria e Financave të buxhetit të rishikuar.
Kryetari i këtij komisioni, vuri mungesën e të ardhurave nga anciza, ndërsa nën akuzë kishte kompanitë koncesionare të pullave fiskale dhe markimit të karburantit. Ministri i Financave beri të ditur se po negociohet me keto kompani, ndërsa tha pranoi se siguroi më pak te ardhura tek të gjithë produktet e akcizës, e për punën e dobët ka bërë ndryshime në administratë
Për realizimin e vetëm gjysmën së investimeve të planifikuara deri më tani, përgjigjen duhet ta marrim nga ministria e ekonimisë. Ndonëse cani premton se deri në fund të vitit shuma e planifikuar do të investohet në infrastrukturë deri në fund të vitit
Mos realizimi i investimeve është një prej faktorëve kryesorë në të ardhurat tepër të buxhetit , të cilat do të shpërndahen në disa sektorë.
Me buxhetin e rishikuar do të rishpërndahen 43 miliardë lekësh, nga të cilat 11 miliardë do të shkojnë për investime, 4.3 miliardë për të paguar detyrimet e prapambetura të shtresave në nevojë e po kaq opër pushtetin lokal. Përfitues do të jetë edhe shërbimi shëndetësore, apo edhe deficiti i buxhetit, i cili pritet të zbresë nga 3.6% në 3.3%.
Buxheti i rishikuar u miratua me votat e mazhorancës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat