Hapet Panairi i Artizanateve

Ekonomi

Hapet Panairi i Artizanateve

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 08:46

Qendra e Gruas “Dera e Hapur” organizon Panairin e 10-të jubilarë të Artizanateve, i cili organizohet pët të kremtuar Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2014 në Kosovë.

Panairi është manifestimi më i madh i artizanatit në Kosovë i cili ndihmon promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore-diversitetin dhe integrimin në mes të komuniteteve të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

Gjatë 3 ditëve rreth 100 ekspozues do të sjellin para vizitorëve punime artizanale të artit aplikativ të punuara në mënyrë unike në materiale të ndryshme, si në tekstil, dru, gurë, metale, kostume popullore, punime në vekë, enë dheu, të cilat janë pjesë e Kulturës Tradicionale të Kosovës dhe të rajonit.

Panairi për vizitorë do të jetë i hapur nga data 24 deri 26 Shtator 2014, në Sheshin Zair Pajaziti në Prishtinë.

Hapja zyrtare bëhet sot në Muzeun e Kosovës duke filluar nga ora 18:00, nga Ministri i Kulturës Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat