UNDP fillon Javën e Aktiviteteve të Inovacioneve

Ekonomi

UNDP fillon Javën e Aktiviteteve të Inovacioneve

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 08:29

Sot fillon java e aktiviteteve globale të UNDP-së rreth inovacionit, SHIFT. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nis këtë javë në Gjakovë ku, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, fillon konsultimi i drejtpërdrejtë me qytetarët të identifikohen çka janë çështjet kryesore në fushën e ambientit dhe rtë dizajnohet zgjidhje se si mund të adresohen.

Ky aktivitet është poashtu pjesë e Samitit për të Mirën Shoqërore 2014 (Social Good Summit, SGS) që mbahet për herë të tretë në Kosovë në organizim të UNDP-së me bashkëpuntorë vendorë. Kjo ngjarje është e një rëndësie të posaçme pasiqë, përmes mediave sociale, zëri jonë do të dëgjohet edhe globalisht.

Aktiviteti është i hapur për të gjithë të interesuarit. Është hapësira për të bashkëpunuar, ngritur zërin, dhe për të marrë pjesë aktive në përmirësimin e qytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat