Vizita e Papa Françeskut në vendit tonë, pritet të jetë bekim për shqitarët por, edhe për eknonominë tonë. Për një ditë, para syve do të botës do të shfaqet vendi i vogël, turizmi i të cilit është në gjithë këto vite ka arritur të promovohet vetëm një herë në dy media ndërkombëtare. Për shqipërinë nuk ka ndonjë vlerësim paraprak sa mund të jetë ky efekt, por vizitat e Papa Françeskut në botë flasin për qinjdra miliona dollarë.
Vizita e Papës në Kore gjatë muajit gusht të këtij viti, la shenja të mëdha në ekonominë koreane. Edhe pse Papa ka theksuar se dinjiteti i njërzimit është më i rëndësishëm se çdo përfitim ekonomik, vizita e tij në Kore nxiti konsumin në këtë vend.
Instituti i Kërkimeve Hyundai me bazë në Seul theksoi se vizita 5 ditore e Papa Franceskut ishte me vlerë 500 milionë dollarë. Në këtë vlerë llogarit konsumi i pelegrinëve e grupit që shoqëronte papën, por mbi të gjitha publicitetit i bërë këtij vendi në mbarë botën. E njëjta vlerë të ardhurash është deklaruar nga qeveria Braziliane për vizitën e papës atje gjatë vitit të kaluar.
Vendet që do të vizitojë papa pritet të jenë më të preferuara nga turistët e pelegrinët në të ardhmen.
Kujdestarët e Institucioneve të shenjta që ka vizituar Papa në Kore e Brazin, raportojnë rritje të nurmit të vizitorëve, ndërsa itinerari i Papës në kore u kthye në një program udhëtimi.