Termocentrali duhet të dalë nga tenderi

Ekonomi

Termocentrali duhet të dalë nga tenderi

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 10:02

Ambasadori britanik, ministri Fadil Ismajli, ekspertë ekonomie, odat ekonomike, Bashkim Malushaj që organizoi konferencën me 200 kompani gjermane, etj, apelojne që urgjent të fillojë ndërtimi.
Njohës të çështjeve ekonomike po e shohin si një lajm jo të mirë njoftimin për shtyrje të afatit deri në 3 muaj për dorëzim të ofertave dhe zgjedhjes së investitorit për fazën e parë të projektit për termocentralin `Kosova e Re`. Ibrahim Rexhepi thotë se momenti politik po ndikon edhe në këtë projekt, ashtu si edhe në të tjerat.

`Shtyrja e afatit për të satën herë nuk është lajm I mirë, nuk është një zhvillim I mirë në përgjithësi për sektorin dhe situatën ekonomike në Kosovë. Kur e them këtë, e kam paraysh faktin se kriza energjetike nuk është më vetëm cështje e një muaji apo një dite, por Kosova kronikisht është në krizë energjetike. Duket se momenti politik në Kosovë reflekton ndjeshëm, ndoshta në mënyrën më të vrazhdë te procesi I tenderimit. Qeveria në shkuarje, e cila ka kompetenca të kufizuara, duket se nuk është e gatshme të vazhdoj tutje me tenderin`, tha per RTK, eksperti Ibrahim Rexhepi.
Shtyrja disa herë e këtij afati, për rrjetin e organizatave jo qeveritare KOSID tregon joseriozitetin e institucioneve dhe kompanive të parakualifikuara. Përfaqësues të KOSID-it thonë se së pari duhet të rregullohen problemet e brendshme për t`u mundësuar investitorëve, investim të mirëfilltë.

Visar Azemi nga KOSID tha se ne kemi thënë disa here se ky projekt nuk është I nevojshëm, nuk është i menduar mirë dhe nuk ka nevojë që të ndodh tani.

`Kjo po dëshmohet tani edhe me shtyrjen e këtyre afateve, dhe proceseve për shfaqeje të interesit. Ne si KOSID disa herë kemi thënë që ky projekt të anulohet, sepse ka shumë telashe tjera të cilat duhet të mirren parasysh përpara, sic janë humbjet teknike dhe komerciale, të cilat I kemi përsërit disa herë, pastaj investimet në eficiencë të energjisë dhe në fushën e burimeve të ripërtëritshme, për të ardhur deri te një fazë ku të mendohet se cila është kërkesa dhe nevoja e Kosovës për të shkuar më tutje me kapacitete e energjisë nga qymyri`, tha Azemi nga KOSID.
Por, ndryshe nga KOSID, udhëheqës të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj amerikane kanë bërë thirrje që ky projekt të vazhdoj dhe të implementohet. E në njoftimin e ministrisë thuhet se Komiteti Drejtues i projektit të këtij termocentrali do të informojë me kohë publikun për hapat e tjerë që pritet të merren gjatë kësaj periudhe dhe caktimin e datave respektive.

Kosova nuk është në rrugë të mirë për t'i zgjidhur problemet me energjinë elektrike, prandaj duhet veprim i shpejt për të ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese.
Por, ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, tha se vendi është e përkushtuar që të bëhet pjesë e tregu evropian të energjisë.

“Dua ta dërgoi porosin tek të gjithë se Kosova do të jetë shumë e përkushtuar dhe do të jetë pjesë e një tregu të përbashkët që do të bëjë shumë që t'i kontriboj këtij tregu. Në këtë drejtim është bërë punë shumë e madhe. Linja 400 kw, Kosovë-Shqipëri, është shumë e rëndësishme. Por, kjo linjë nuk do ta kryej punën e vet nëse nuk do të ketë gjenerim të energjisë elektrike”.
Për kapacitete me të mëdha energjitike, Kosova sipas ambasadorit Britanik, Ian Clif, ka nevojë të ndërtojë një termocentral të ri,për t'i përmbushur nevojat energjetik

` Si një vëzhgues i interesuar, nuk kam asnjë dyshim që Kosova ka nevojë të ndërtojë një termocentral për të përmubhsur nevojat energjetike, por ka mundësi të ndërtojë edhe hidrocentrale në pjesën perëndimore të Kosovës për t'i kontribuar edhe mbrojtjes së mjedisit”, tha ambasadori Britanik.
Andreas Pointvogl, pjestarë i bizneseve të energjisë tha se duhet të merren përgjegjësitë, por mos harroni se vendi juaj në të ardhmen duhet të kaloj edhe disa kompetenca në BE. `Porcesi i normalizimit të raporteve më Serbinë është shumë i rëndësishëm për të zgjidhur problemet dhe për të ulur kostot e larta të energjisë”.

Bashkim Malushaj nga kompania Evroenergie dhe organizator i Konferencës për energjetikë që u zhvillua gjatë ditëve të fundit në Prishtinë, tha se nuk jemi duke vepruar ashtu si duhet.
`Nuk po ecim ashtu sic duhet. Duhet ta zgjedhim problemin me Kosovën e Re, sepse mund të kemi kolaps energjetk, e për këtë duhet shumë shpejt ta krijojmë një strategji të përbashkët që shumë shpejt ta luftojmë këtë pikë”.
Me gjithë diskutimet dhe planifikimet, Kosova ende nuk ka arritur që të filloj ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese. Projektet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re” deri tash kanë mbetur në proces të tenderimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat