Tkurren investimet kapitale

Ekonomi

Tkurren investimet kapitale

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 08:24

Si pasojë e moskonstituimit të institucioneve të vendit, buxheti i shtetit nuk po ekzekutohet ashtu siç është planifikuar. Nuk po kursejnë në luks, por e njëjta nuk po vlen kur është fjala për shpenzimet kapitale, të cilat do të ndikonin në rritjen e mirëqenies sociale. Si pasojë e mos konstituimit të institucioneve të reja të vendit, buxheti i shtetit nuk po ekzekutohet ashtu siç është planifikuar.
Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se investimet kapitale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rënie për 30 për qind.

“Sa i përket shpenzimeve, gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 të gjitha kategoritë shënuan rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, me përjashtim të shpenzimeve kapitale të cilat shënuan rënie. Investimet kapitale, që në gjysmën e parë të vitit 2014 përfaqësuan rreth 21.9 për qind të gjithsej shpenzimeve krahasuar me 31.8 për qind në qershor 2013, arritën vlerën 137.0 milionë euro që paraqet rënie prej 29.7 për qind”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat