Për 6 muaj Shqipëria arkëtoi nga turizmi 400 milionë euro

Ekonomi

Për 6 muaj Shqipëria arkëtoi nga turizmi 400 milionë euro

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 12:12

Të ardhurat nga turistët që vijnë në Shqipëri arritën në 400 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, sipas Bankës së Shqipërisë.
Bëhet fjalë për një rritje prej 37%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë shënuar rritje me 20%, krahasuar me vitin 2013.

Ato kapin vlerën 555 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Por, shpenzimet e shqiptarëve jashtë mbeten më të larta se të ardhurat që sjellin të huajt në Shqipëri, duke bërë që bilanci i udhëtimeve të mbetet negativ.

Megjithatë, ai është reduktuar në raport me gjashtëmujorin e parë 2013, kur ishte 67 milionë euro.

Në vitin 2013 nuk pati ardhje të mëdha turistësh, sepse ishte vit i zgjedhjeve, ndërkohë që ky vit sjell shenja të qarta përmirësimi në këtë sektor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat