800 milionë euro për rindërtimin e termocentralit “Kosova A”

Ekonomi

800 milionë euro për rindërtimin e termocentralit “Kosova A”

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 09:05

Me 200 milionë euro investim direkt nga Qeveria e Kosovës dhe 600 të tjera investim që do t’i bënte KEK-u nga të hyrat e veta, Kosova mund ta rindërtojë termocentralin “Kosova A”
Me 800 milionë euro do të sigurohet një termocentral me kapacitet prej 800 megavatesh që do të ishte në funksion në 30 vjetët e ardhshëm. “Kosova A” e modernizuar do të mbetej pronë shtetërore. Ky është projekt-propozimi i kompanisë gjermane “Babcock Borsig Steinmüller”- Bilfinger, që i është prezantuar Qeverisë në detyrë dhe që do t’i propozohet edhe Qeverisë së re.

Volker Harzbecker, ekspert i shitjes në kompaninë “Bilfinger”, ka thënë se janë në pritje të formimit të Qeverisë së re për t’ia prezantuar këtë projekt, edhe pse të gjitha partive politike u është prezantuar i njëjti.

Ka thënë se ka marrë përgjigje pozitive edhe nga kryeministri në detyrë gjatë takimit, por që asnjëherë nuk ka marrë një vendim nga Qeveria që drejton ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat