USAID promovon rrushin e tryezës në Kosovë

Ekonomi

USAID promovon rrushin e tryezës në Kosovë

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 10:03

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Misionit të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të ShBA-ve në Kosovë (USAID), Kris Eduards do të flas me rastin e promovimit të rrushit të tryezës të caktuar për sot.

Varietetet e reja të rrushit të tryezës, teknikat e reja të kultivimit në sektorin e rrushit të tryezës si dhe brendimi dhe paketimi i zhvilluar në veçanti do të theksohen në këtë event, që do të grumbullojë 50 palë me interes në rrushin e tryezës, përfshirë prodhues, shitës me shumicë dhe supermarkete.

USAID-i përmes programit të tij Mundësitë e Reja për Bujqësi ka qenë aktiv në sektor duke paraqit teknikat e menaxhimit në industri me qëllim të përmirësimit të prodhimit të produktit cilësor.

Deri më tani, USAID-i ka investuar 300,000 Euro në sektorin e rrushit të tryezës në Kosovë, përfshirë varietetet e reja, fidanishtet, shartimin dhe ri-shartimin.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni Xheraldina Cërnobregu, Zyrtar për Informim dhe Komunikim pranë USAID-it, përmes postës elektronike: [email protected] ose në numrin e telefonit 038 5959 2000.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) siguron ndihmë humanitare dhe ekonomike në mbarë botën për më shumë se 50 vjet. Këtë vit, USAID-i shënoj 15 vjetorin e Partneritetit për Ndryshime Pozitive në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat