Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Federatën Evropiane të Bankave (EBF)

Ekonomi

Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Federatën Evropiane të Bankave (EBF)

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:53

Më 1 shtator 2014 është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në mes të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Federatës Evropiane të Bankave.

Në njërën anë, Shoqata e Bankave të Kosovës si përfaqësuese e sektorit bankar në Kosovë, duke përfaqësuar tetë banka, dhe në anën tjetër Federata Evropiane e Bankave që është zëri i përbashkët i bankave të themeluara në Evropë, kanë arritë këtë marrëveshje mirëkuptimi me qëllimin që të zhvillohet, fuqizohet, dhe intensifikohet bashkëpunimi në mes të palëve për të arritë objektivat dhe qëllimet e përbashkëta.

Objektivat e këtij memorandumi do të arrihen duke shkëmbyer informacionet për zhvillimet rregullatore, shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve në një bashkëpunim të ngushtë në nivel botëror dhe me organizata botërore.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Petrit Balija tha që ky memorandum bashkëpunimi i hap rrugë antarësimeve të mëtutjeshme në instanca ndërkombëtare për një integrim më të shpejtë në sistemin financiar të Kosoves dhe të Republikes së Kosovës në Bashkimin Europian.

Fusha e bashkëpunimit përfshin shkëmbimin e informacioneve, publikimeve dhe resurseve, promovimin e praktikave më të mira bankare, arranzhimin, promovimin dhe mbështetjen e ngjarjeve dhe takimeve në mes të palëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat