Avancohet bashkëpunimi rajonal për eficiencen e energjisë

Ekonomi

Avancohet bashkëpunimi rajonal për eficiencen e energjisë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 10:44

Ministra, Zëvendësministra, Drejtorë të departamenteve të efiçiencës së energjisë, përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe OKB-së, si dhe ekspertë te rajonit në fushen e efiçiencës të energjisë zhvilluan një takim të përbashkët në Tiranë më 14 dhe 15 shtator.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë e avancimit të bashkëpunimit rajonal në fushen e efiçiencës të energjisë, si dhe modelet e ardhshme të bashkëpunimit të vëndeve të rajonit.

Përfaqësuesit e ministrive nga Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë së vendit mikpritës, Shqipërisë, ranë dakord që qasja rajonale në efiçiencën e energjisë është e rëndësishme jo vetëm në aspektin e forcimin të procesit të integrimit të vëndeve-kandidate në BE, por edhe në krijimin e përfitimeve të drejtpërdrejta për qytetarët e Ballkanit, si rritja e punësimit dhe përforcimit të vazhdueshem të marrdhënjeve rajonale në Ballkan.

Delegatët ranë dakord për një sërë konkluzionesh ndër të cilat ata pranuan që një zë më aktiv dhe i unifikuar në fushën e eficiencës të energjisë paraqet një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe atë rajonal.

Gjithashtu, deklaruan se kursimet e energjisë dhe perdorimi i burimeve të pastra lokale mund ta bejnë Ballkanin, një rajon me pak të varur nga importi i energjisë dhe si rrjedhim një rajon më të sigurtë dhe të qëndrueshem.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe mikëpritesi i ketij takimi, Damian Gjiknuri deklaroj se qeveria shqiptare ka një program konkret dhe po merr masa të rëndësishme të cilat do të çojnë në reduktimin gradual të konsumit të energjisë.

“Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen, se rritja e efiçencës së energjisë jo vetëm redukton drejtpërdrejtë faturën, por sjell një ndikim jo të vogël në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në shëndetin e njeriut, i cili vërtet është i vështirë të matet por ka një impakt të dukshmëm në shoqëri.” shtoj minister Gjiknuri.

"Efiçenca e energjisë është kthyer sot në një prioritet rajonal dhe pjesë e rëndësishme e programeve dhe strategjive të Ballkanit Perendimor, gjë të cilën e dëshmon edhe ky takim i sotëm ", përfundoi ministri Gjiknuri.

Takimi u organizua nga Balkan Forum, një platformë ndër - sektoriale për avancimin gjitëpërfshirës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Balkan Forum promovon një rajon më konkurrues, efikas dhe më të gjelbërt, që është i bazuar në bashkëpunim dhe diversitet. Gjithashtu, bashkon aktorët e ndryshem të reajonit në katër fushat e mëposhtme: (1) ekonomia dhe energjia, (2) arsimi, (3) turizmi dhe infrastruktura dhe (4) kapitali njerëzor dhe tregun i punës.

Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe në të ardhmen të zhvillojë projekte dhe iniciativa të institucioneve dhe sektorëve të tjere të përbashkët me një qëllim për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetës së qytetarëve të Ballkanit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat