Investimet e huaja nuk kanë shënuar trend të kënaqshëm

Ekonomi

Investimet e huaja nuk kanë shënuar trend të kënaqshëm

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 20:17

Investimet e huaja në Kosovë krahasuar me vitin e kaluar, nuk kanë shënuar trend të kënaqshëm.

Këto vlerësime jepen nga institucionet që merren me analiza të investimeve dhe nga njohës të çështjeve të ekonomisë.

Ndërsa, sa i përket vendeve që prijnë me trend të investimeve, e para radhitet Turqia e pasur nga Zvicra, Gjermania dhe Shqipëria.

Ndonëse janë bërë hapa në rritjen e investigimeve të huaja, vlera e tyre është e vogël në krahasim me nevojat që ka ekonomia e Kosovës, thonë ekspertë për çështje të ekonomisë.

Ibrahim Rexhepi konsideron se Investimet e jashtme janë të lidhura me përqendrimin e mërgatës kosovare.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se është koha kur Kosova duhet të bëjë hapa më pragmatikë, në mënyrë që të arrihen efekte pozitive të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e indikatorëve ekonomikë.

Edhe kryetari i Odës Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka, konsideron se Kosova do të mund të bënte më shumë për tërheqjen e investitorëve.

Përveç shkurtimit të ngarkesave burokratikë për të bërë biznes ne nuk u kemi ofruar diçka praktike investitorëve të huaj. Ka interesim të kompanive amerikane për të bërë investime në Kosovë.

Vitin e kaluar, struktura e investimeve direkte të huaja ishte kryesisht e përqendruar në sektorin e patundshmërive, ndërtimtarisë, transportit dhe telekomunikacionit, si dhe në sektorin e shërbimeve financiare.

Shteti i cili ka realizuar pjesën më të madhe të investimeve në Kosovë mbetet Turqia me 86.8 milionë euro e pasuar nga Gjermania, Zvicra, Shqipëria, Sllovenia dhe Amerika e Britania e Madhe.

Në tremujorin e parë të këtij viti totali i investimeve ka qenë 39.5 milionë, kurse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishin 60.12 milionë investime. Këtë vit në tremujorin e parë, Gjermania ka investuar 11 milionë, Zvicra, 8.8, Shqipëria 5.6 dhe Amerika e Britania e Madhe 2.8 milionë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat