Konfindustria: Kujdes me vendimin e rritjes së çmimit të energjisë, pavarësisht presionit nga FMN

Ekonomi

Konfindustria: Kujdes me vendimin e rritjes së çmimit të energjisë, pavarësisht presionit nga FMN

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 11:04

Konfindustria i kërkon instititucioneve ekzekutive dhe vendimarrjes politike të jenë të kujdesshme për rritjen e çmimit të energjise, pavarësisht trysnisë së mundshme nga Fondi Monetar Ndërkombetar.
Në një deklaratë për shtyp, Konfindustria thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike, rrezikon të përkeqësojë edhe më shumë zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjendjen financiare të operatorëve të prodhimit dhe shpërndarjes.
Sipas Konfindustrias, pasojat e rritjes së çmimit të energjisë, do të rrisë kostot e prodhimit dhe shërbimit për industritë vendore, duke ulur konkurueshmërinë në treg, me rrezik falimentimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat