OEK: Heqja e akcizës eliminoi kontrabandën

Ekonomi

OEK: Heqja e akcizës eliminoi kontrabandën

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 18:22

OEK sqaron se normat e akcizës në kafen e gjelbër dhe atë të pjekur nuk aplikohet në vendet e rajonit edhe sot.

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Financave, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, pas një analize të detajuar të politikave fiskale të aplikuara në Kosovë dhe në regjion ka arritur që të bëjë ndryshimin e Aneksit A të rregullores 2005/32 të plotësuar me rregulloren 2007/17 me ç’rast është hequr taksa e akcizës për kafen e gjelbër dhe atë të pjekur (Ligji Nr 03/L-112 për tatimin e normës së Akcizës në Kosovë).

Sipas një komunikate për media nga OEK-u thuhet se ky ndryshim ka pas për qëllim harmonizimin e politikave fiskale me vendet e rajonit dhe stimulimin e prodhimit vendor.

OEK sqaron se normat e akcizës në kafen e gjelbër dhe atë të pjekur nuk aplikohet në vendet e rajonit edhe sot.

“Kemi shembujt e rajonit Malin e Zi dhe Maqedoninë, vende këto në të cilat taksa e akcizës për këto mallra nuk aplikohet, por që diferenca mes kafes së pjekur dhe asaj të pa pjekur, në import, ekziston dhe atë në aplikimin e normës së doganës ku dogana për kafe të pa pjekur në Malin e Zi është 3% ndërsa për kafe të pjekur është 15%, ndërsa në Maqedoni është 5% për kafe të pa pjekur ndërsa, për atë të pjekur është 15%”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas OEK-ut qëllimi kërkesave të tyre ishin harmonizimi i politikave të akcizës për kafen në nivel regjional dhe efektet ekonomike janë evidente.

“Në të njëjtën kohe është arritur sukses në eliminimin e ekonomisë joformale dhe kontrabandimin e këtij produkti”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat