Doganat thyejnë rekordin: gushti, me 22 mln dollarë më shumë se vjet

Ekonomi

Doganat thyejnë rekordin: gushti, me 22 mln dollarë më shumë se vjet

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 18:17

14.707 miliardë lekë kanë mbledhur doganat shqiptare për muajin gusht. Sipas autoriteteve doganore, kjo është një ndër shifrat më të larta të arkëtuara ndër vite dhe më e larta për vitin 2014.

Sipas statistikave zyrtare, krahasuar me gushtin 2013, gjatë muajit gusht të vitit 2014 janë mbledhur 2,251 miliardë Lekë (22 milionë USD) më tepër.

Administrata Doganore në muajin Gusht 2014 arrin një ndër shifrat më të larta në vite dhe më të lartën në vitin 2014, duke arkëtuar 14,707 miliardë Lekë, ose 2,251 miliardë Lekë (22 milionë USD) më shumë se Gushti i vitit 2013.

Muaji Gusht 2014 karakterizohet nga rritja e ndjeshme e zhdoganimit të mallrave kryesore te akcizës. Konkretisht:

Karburante - në muajin Gusht 2014 u zhdoganuan 55038 ton përkundrejt 43729 ton të zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 25.9%

Cigare - në muajin Gusht 2014 u zhdoganuan 344.17 ton përkundrejt 302.20 ton te zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 13.9%

Birrë - prodhimi vendas, në muajin Gusht 2014, u zhdoganuan 7122 h/l përkundrejt 6066 h/l të zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 17.4%

Ndërkaq për periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 janë arkëtuar 138,7 miliardë Lekë nga 122,8 miliardë Lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë paraardhëse, me një rritje prej 15,9 miliardë Lekë, ose 13% më shumë.

Autoritetet doganore shprehen të bindura se ky trend me rritje do të karakterizojë administratën doganore dhe në muajt në vazhdim, ndërkohë që thuhet se po vazhdohet me insistim lufta kundër kontrabandës, evazionit fiskal si dhe shfaqjeve korruptive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat