KEDS shkakton probleme edhe në furnizimin me ujë

Ekonomi

KEDS shkakton probleme edhe në furnizimin me ujë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 15:57

Kompania Ujësjellësi Rajonal "Prishtina" ka njoftuar se sot në mëngjes kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike në të dyja fabrikat e trajtimit të ujit të pijshëm në Batllavë dhe Badoc. Kjo ndërprerje, ka filluar të shkaktojë ç’rregullim në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, veçanërisht në kryeqytet.
Sipas një njoftimi të KUR ‘Prishtina’, ndërprerja e energjisë elektrike së shërbimeve publike, veçanërisht e Ujësjellësit, nuk duhet lejuar, pasi që 2 orë ndërprerje e energjisë elektrike në fabrikë apo stacion të pompimit, e çrregullon furnizimin me ujë të pijshëm për më shumë se 5 orë.

“Pavarësisht që kemi një marrëveshje që energjia elektrike të mos ndërpritet në fabrika të ujit dhe as në stacione të pompave, ajo nuk po aplikohet, dhe se linja për këto stacione është e ndarë. KUR"Prishtina"-sh.a. është duke u përballur me vështirësi të natyrës teknike, të shpërndarjes së ujit deri te konsumatori”, thuhet në njoftim.

KUR"Prishtina u ka bërë apel përfaqësuesve të lartë të KEDS-it, që kjo kompani të mos jetë pjesë e reduktimeve të energjisë elektrike, sepse po shkaktohen telashe të mëdha në sistemin e rrjetit të ujësjellësit me fokus shpërndarjen e ujit në mënyrë të barabartë deri te konsumatori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat