“Solid” nisë 5 mijë palë këpucë për Itali

Ekonomi

“Solid” nisë 5 mijë palë këpucë për Itali

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 12:07

02 Prodhuesi kosovar i këpuceve "SOLID Shoes" nga Suhareka, ka nisur sot për eksport kontigjentin e parë prej 5,000 palë këpucëve "Made in Kosovo" për kompaninë nga Italia "Leo Shoes".
Përmes një komunikate për shtyp, kjo kompani thotë se ka arritur kontratë afatgjatë bashkëpunimi me kompani nga Italia dhe si rezultat gjatë këtij viti si dhe gjatë vitit tjetër pritet që të ketë eksporte edhe më të mëdha të këpucëve në drejtim të Italisë.

“Ky bashkëpunim është bashkëpunimi i radhës i kompanisë SOLID me kompani nga Italia dhe Evropa, dhe vie pak kohë pas bashkëpunimit me kompanine e njohur botërore GEOX. Bashkëpunimet e mëhershme për eksport si dhe kjo e tanishmja janë dëshmi e profesionalizimit, ekspertizës dhe kualitetit të lartë të prodhuesit vendor SOLID Shoes”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat