Pas konferencës së Berlinit

Ekonomi

Pas konferencës së Berlinit

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 20:03

Zëvendësministri i punëve të jashtme, Petrit Selimi, thotë se Kosova pos përfitimit ekonomik, kishte edhe përfitim të pakontestuar politik nga samiti I djeshëm në Berlin.

Sipas tij, me insistimin e Gjermanisë, Kosova po konsiderohet si shtet I barabartë në integrimet evropiane dhe bashkëpunimin rajonal.
Ndërkaq që në aspektin ekonomik tani më Kosova ka prezantuar projekte konkrete, në integrimin ekonomik rajonal.

E Haki Abazi nga Rockefeler Brother Found, thotë se Kosova ka sfida të jashtëzakonshme, meqë rendi dhe ligji është parakusht për çfarëdo investimi, veçmas nga Gjermania.

Ndërkaq njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, vlerëson se Kosovës i mbetet mjaft punë për të bërë
Progresi eventual do të vlerësohet pas një viti, në një konference, ku nikoqir do të jetë kancelari i Austrisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat