Beqaj prezanton mundësitë për investime në Kosovë

Ekonomi

Beqaj prezanton mundësitë për investime në Kosovë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 16:54

Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, është duke vijuar punimet edhe Konferenca për Ekonominë e Ballkanit Perëndimor, me temën “Tregtia, Investimet dhe Bashkëpunimi Rajonal për një dinamikë të re”.

Kosova po përfaqësohet në këtë Konferencë nga Ministri në largim i Financave, Besim Beqaj, i cili në dy panele të ndryshme prezantoi projektet e rëndësisë nacionale ne energji, infrastrukturë dhe zhvillim të NVM-ve, me fokus të veçantë në ofrimin e propozimeve konkrete për financim.

Një nga konkluzat e veçanta të kësaj konference ishte nevoja për përmirësim të rrjetit të transportit rajonal dhe integrimi i tregut energjetik, si dhe vazhdimi i reformave në mjedisin e të bërit biznes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat