Thaçi dhe Merkel diskutojnë për investimet në Kosovë

Ekonomi

Thaçi dhe Merkel diskutojnë për investimet në Kosovë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 16:40

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në konferencën të organizuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel ka thënë se ka diskutuar me të për nevojat e Kosovës për investim.

Gjithashtu, Thaçi ka diskutuar me kancelaren gjermane edhe për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

“Në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor biseduam me Kancelaren Merkel për nevojat e Kosovës në investime, krijim të vendeve të reja të punës. Populli është lodhur nga politika dhe ne kemi detyrim të fokusohemi kah konsensusi për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, reforma dhe integrime Euro-Atlantike. Kancelarja Merkel do të jetë përkrah Kosovës dhe Ballkanit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Mw pastaj Thaci i ka paraqitur disa nga projektet që i kanë prezantuar me përkrahje nga Gjermania dhe partnerët e që kanë implikime nacionale por edhe rajonale janë:

- Fondit i Punësimit si fond investiv i përkrahjes sidomos për ndërmarrje të vogla e të mesme për krijim të vendeve të reja të punës, implementimi i të cilit do të filloje menjëherë me krijimin e Qeverisë së re.
- Hekurudha që lidh Kosovën me Malin e Zi dhe Shqipërinë – përderisa Kosova nuk ka qasje në ujërat ndërkombëtare ose lumenj të lundrueshëm, transporti hekurudhor i mallrave dhe njerëzve mbetet forma më e lirë e transportit. Studimet e fizibilitetit kanë përfunduar dhe kërkohen 180 milion euro. Duke u bazuar edhe në Strategjinë e Qeverisë për Borxhet, projektet e tilla kapitale planifikohen të financohen me borxhet e jashtme, siç janë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Banka Investive Evropiane (BIE)
- Pjesa e mbetur të sektorit Besi – Merdare ndërsa Serbia ka kërkuar fonde për pjesën serbe të autostradës - si i tillë projekti i është prezantuar EIB dhe EBRD për financim.
- Integrimi i mëtutjeshëm energjetik me rajonin dhe linjë transmisioni me Malin e Zi, pas ndërtimit të linjës me Shqipërinë që do të përfundon më 2016. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat