Nga e enjtja largohen shitësit ambulantë në Gjakovë

Ekonomi

Nga e enjtja largohen shitësit ambulantë në Gjakovë

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 15:35

Nga e enjtja në Gjakovë fillon aksioni për lirimin e hapësirave publike prej shitësve ambulantë.

Këtë aksion e kanë marr Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Komuna e Gjakovës njofton se ky aksion ndërmerret me qëllim që këmbësorëve tu sigurohet ecje më e lirë, sidomos në trotuare që zihen nga shitësit e produkteve verore.

“Ky aksion sidomos është më rëndësi edhe për krijimin e sigurisë së fëmijëve në trafik, të cilët nga java e ardhshme do të fillojnë procesin mësimor për vitin shkollor 2014/2015. Aksioni do të zgjasë deri në largimin e tërësishëm të shitësve ambulantë dhe lirimin e plotë të hapësirave publike”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat