183 mijë euro vlera e dëmeve nga shpërthimi në ‘Kosova A’

Ekonomi

183 mijë euro vlera e dëmeve nga shpërthimi në ‘Kosova A’

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 11:40

183 mijë euro është vlera e dëmeve totale që ka shkaktuar shpërthimi në termocentralin ‘Kosovën A’, që ndodhi muaj më parë, ku patën vdekur dy persona.
Kështu ka pohuar në një konferencë për media kryetari i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Gërguri pohoi se nga ky shpërthim janë dy shtëpi të cilat duhet ndërtuar që nga fillimi, pasi që dëmet kanë qenë të mëdha.

Ndërsa sa i përket kompensimit të familjeve të cilët kanë humbur anëtarët e tyre, ai tha se përgjegjësia për këtë bie mbi KEK-un dhe Qeverinë, pasi që Komuna e Obiliqit nuk ka fond emergjent për raste te tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat