Presidenti Nishani fton investimet austriake në Shqipëri

Ekonomi

Presidenti Nishani fton investimet austriake në Shqipëri

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 16:13

Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani eshte takuar me Presidentin e Dhomёs Ekonomike tё Austrisё, Christoph Leitl, me tё cilin biseduan pёr gjendjen aktuale tё investimeve austriake nё Shqipёri dhe tё ardhmen e tyre.
Zyra e shtypit vëren në njoftimin e saj se, Presidenti Nishani i vlerёsoi si tё shkёlqyera marrёdhёniet ndёrmjet dy vendeve tona, ku Austria është njё partner i rёndёsishёm politik dhe ekonomik”.
Presidenti tha se, “Austria, nёpёrmjet ndihmёs dhe investimeve ka qenё mbështetёse shumё e rёndёsishme e pёrpjekjeve tona pёr konsolidimin e demokracisё, shtetit ligjor, ekonomisё sё hapur tё tregut dhe procesit euro-integrues”.
Duke vёnё nё dukje në suksesin në disa fusha, si investimet nё bujqёsi, financё, sistemin bankar, energji, infrastrukturё, Kreu i Shtetit nёnvizoi se ka ende shumё hapёsirё pёr sipёrmarrjet austriake nё Shqipёri dhe shtoi se “eksperienca e deritanishme, me historitё e suksesit dhe problemet e shfaqura, shёrben si bazё pёr gjetjen e stimujve nxitёs pёr promovimin e bashkёpunimit tonё ekonomik”.
Nga ana e tij, zoti Leitl shprehu kёnaqёsinё pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat nga Shqipёria dhe njëkohësisht dёshirёn pёr ta parё sa mё parё vendin tonё si anёtare tё Bashkimit Evropian.
Në bashkëpunimin ekonomik Leitl tha se ndihet i inkurajuar klima e favorshme pёr biznesin, e theksoi se Austria mund tё kontribuojё nё fushёn e arsimit profesional nё pёrputhje me kёrkesat e tregut tё punёs dhe tё mёsuarit.
Presidenti Nishani e siguroi zotin Leitl pёr vullnetin e tij dhe të institucioneve shqiptare pёr të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik me Austrinё.
Presidenti Nishani u takua edhe me pёrfaqёsues tё Shoqatёs “IG Alpbach Albania” pjesёmarrёs nё Forumin Evropian Alpbach 2014. Presidenti tha se ndihet shumё i kёnaqur qё tё rinjtё shqiptarё janё pjesё e kёtij Forumi, pasi është njё mundёsi e mirё pёr njohjen reciproke të kulturave e pёr shkёmbimin e përvojave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat