Prej 20 gushtit, aplikohet sistemi Bonus-Malus në sigurimet e automjeteve

Ekonomi

Prej 20 gushtit, aplikohet sistemi Bonus-Malus në sigurimet e automjeteve

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 12:22

Prej dy ditësh, polica e sigurimit të automjeteve llogaritet me një mënyrë të re. Me sistemin bonus-malus, që ka filluar të aplikohet, vlera e sigurimit të autmojetit do t’ju ndryshojë. Nëse keni nje mjet të vogël, nuk keni bëre aksidente, dhe jetoni në veri apo në jug të vendit, do të paguani më pak se aktualisht. E kundërta ndodh me mjetet motorike të mëdha, apo drejtuesit që kanë bërë akistente të paktën dy vitet e fundit.

Kompanitë e sigurimit ka mbi një vit që po përgatiten për të aplikuar këtë format.

Çmimi më i personalizuar i policës së sigurimit është formë që aplikohet prej vitesh në tregun fqinj, Italinë. Kjo formë parashikon 18 kategori, ku kategoria e parë është ajo më e lira dhe e fundit më e shtrenjta. Drejtuesi i ri fillon me një pagesë të kategorisë së 14. Sipas agjensive të sigurimeve, çmimi mesatar i sigurimit të automjetit nuk pritet të pësojë rritje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat