Fillon ndërtimi i objektit të Inkubatorit në Graçanicë

Ekonomi

Fillon ndërtimi i objektit të Inkubatorit në Graçanicë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 16:06

Ndërtimi i Menaxhimit të Ndërmarrjes Shoqërore në Graçanicë - Objekti i Inkubatorit filloi sot në praninë e përfaqësuesve nga Zyra e BE-së/PSBE, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Graçanicës.

Ndërmarrësia sociale perceptohet si sistem që mund të ofrojë zgjidhje të reja për eliminimin e varfërisë, për zgjidhjen e problemeve ekologjike, për zgjerimin e përfshirjes sociale dhe për rritjen e mirëqenies së shoqërive në përgjithësi, tha Shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së/PSBE, Christof Stock.

"Projekti i implementuar në Graçanicë do të mbështesë ndërmarrësit lokalë dhe personat nga grupet e cenueshme që punojnë në sektorin e artizanateve dhe zejeve, dhe do t’i ndihmojë ata në zhvillimin e bizneseve të tyre”, tha Stock.

"Ky projekt, që po nis sot në Graçanicë, është një formë e re e krijimit të mundësive të qëndrueshme të punësimit dhe e rritjes së aftësive profesionale të personave me aftësi të kufizuara” tha Nenad Rashiq, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, tha se do të ketë platformë të përgatitur mirë për ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe këshillimore për përfituesit e Inkubatorit Social dhe partnerët ndërlidhës.

"Ky objekt me rreth 430 m² do të ofrojë komoditet pune, mjete dhe pajisje shumë të mira për art, zejtari dhe artizanate, trajnim, promovim, krijim rrjetesh, festivale dhe panaire” tha Stojanoviq.

Projekti "Zhvillimi dhe menaxhimi i sektorit të artizanateve dhe zejtarisë në Graçanicë", i financuar nga Zyra e BE-së, implementohet nga Prishtina REA, në partneritet me Komunën e Graçanicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat