Ujë Rugove prezanton shishen e dizajnuar nga fëmijët me down syndrome

Ekonomi

Ujë Rugove prezanton shishen e dizajnuar nga fëmijët me down syndrome

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 11:23

Fushata e bamirësisë mes Korporatës Rugove dhe Shoqatës Down Syndrome Kosova i ka tejkaluar përmasat e aktivizimit masiv në rrjetet sociale dhe aktivizimit publik për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve të prekur me sindromin Down. Në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova, Korporata Rugove muaj më parë e ka nisur fushatën në faqen facebook/korporata Rugove, “1 Like = 10 cent”, te konceptuar dhe implementuar nga Agjensioni I Komunikimit ‘REPUBLIKA’ nga Prishtina. Kampanja ka për qëllim mbledhjen e fondeve për ndihmë shoqatës dhe fëmijëve të prekur me sindromën Down .

Për çdo pëlqim të faqes së Korporatës Rugove në Facebook, Korporata Rugove dhuron 10 cent për fëmijët e prekur me sindromën Down, vlerë e cila deri më tani ndihma ka arritur shumën mbi 8,000 euro ndihmë financiare.

Nga data 29 korrik, Korporata Rugove ka lëshuar në treg 1 milionë shishe të reja të Ujë Rugove, me etiketë të re të krijuar nga fëmijët e shoqatës.

Nga totali i daljes në treg të 1 milionë shisheve Ujë Rugove, Shoqata Down Syndrome Kosova do të përfitojë 10.000 euro; përkrahje për punën dhe avancimin e mëtutjeshëm të misionit të shoqatës dhe kujdesin, integrimin e plotë e të barabartë të fëmijëve të prekur me sindromën Down.

“Korporata Rugove është e privilegjuar dhe e lumtur të prezantoj fazën e dytë të përkrahjes së Shoqatës Down Syndrome Kosova nga Korporata Rugove. Këtë herë këtë e realizojmë përmes produktit të mirënjohur Kosovar, Ujë Rugove, me etiketë të re të punuar nga fëmijët e Shoqatës Down Syndrome Kosova” ka thënë Visar Kelmendi, CEO i Korporatës Rugove.

“Ujë Rugove prezanton me shumë kënaqësi idetë dhe kreativitetin e fëmijëve të prekur me sindromin Down në produktin tonë, duke shpresuar në përkrahjen e publikut që së bashku ta ndihmojmë Shoqatën Down Syndrome Kosova.

“Korporata Rugove përveç që na ndihmon në përmirësimin e kushteve të punës, ajo drejtpërdrejt ka ndihmuar edhe integrimin në shoqëri të personave të prekur me sindromin Down, duke i mundësuar të ndjehen të barabartë në shoqëri. Ne lexojmë e shkruajmë së bashku, vallëzojmë, këndojmë, shëtisim bashkë. Ne mundemi dhe ne duhet të jetojmë përkrah njëri-tjetrit”, theksoi Driton Bajraktari drejtor ekzekutiv i shoqatës Down Syndrome Kosova.

“Një prezantim i shkurt i këtij projekti të ngjyrosjes së etiketës i cili u filmua me datën 24.05.2014 ku ishin prezent shumë fëmijë të prekur me Sindrom Down dhe shumë familjarë të tyre. Në mesin e fëmijëve ndodhet edhe një mike e jona shumë e dashur e cila ka qenë shumë aktive në të gjitha projektet tona dhe të gjithë krijuam një miqësi të veçante me të.
Ky filmim ishte aktiviteti i saj i fundit pasi që ajo ndërroj jetë vetëm 2 ditë më pas. Ishte e pamundur që mikën tonë Mjaltën mos ta përfshijmë në këtë filmim i cili duhej të ishte shumë e gëzuar për të gjithë ne, mirëpo pas këshillimeve me prindërit e Mjaltës vendosëm që ky filmim ti kushtohet mikes tonë të dashur që nuk ndodhet më në mesin tonë Mjalta Bajraktarit”, tha Dukagjin Lipa Drejtor ekzekutiv i agjensionit të marketingut Republika.

Filmimi i shkurtë 3 minutësh i eventit të ngjyrosjes së tiketës në Prishtinë dhe dedikimi i eventit mikës tonë Mjaltës, do të prezantohet më 31 korrik 2014 në tavernën NEN’RE në Prishtinë“.

Për mbështetje të kampanjës për ndihmë shoqatës Down Syndrome Kosova, falënderojmë Eliza Hoxha, Armend Ismajli, Adrian Morina, Florent Boshnjaku dhe të gjithë përkrahësit e tjerë të fushatës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat