BSH: Kredia fillon të rimëkëmbet

Ekonomi

BSH: Kredia fillon të rimëkëmbet

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:16

Kreditimi i ekonomisë po rritet prej dy muajsh, pasi qendroi vend numëro për një periudhë të gjatë.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, në muajin qershor biznese e individë morën 2.85 miliarde lëkë hua në bankat tregtare, ose 0.5% më shumë se një muaj më parë. Kjo beri që vlera e totalit të kredisë së dhënë në ekonominë tonë t’i kalojë 548 miliardë lekë, duke shënuar një rimënëmbje të huasë.
Një hap i tillë pritej, pasi bizneset e individët ishin optimiste për të ardhmen e tyre, në vrojtimet e bëra pak muaj më parë nga Banka e Shqipërisë.
Edhe nga Vrojtimet e aktivitetit kreditues, publikuar së fundi, rezulton se bankat kanë lehtësuar kushtet për të dhënë kredi. Ndërkohë që për kredinë dhënë individëve, bankat vijuan t’i lehtësojnë standardet, për të tretin tremujor rresht, si për blerje banese, edhe për konsum.
Por faktori kryesor që ka nxitur kredinë vlerësohet të jetë ulja e kostos së saj, pasi norma baze e interesit prej disa muajsh është në nivelet minimale, 2.5%.

Por, zhvillimet e dy muajve te fundit flasin vetëm për një dritë jeshile në fund të tunelit, pasi kredia qe u dha një muaj më parë është më e ulët se ajo e financuar në qershorin e vitit të kaluar. Totali i kredisë që rezulton në jetë dhënë në ekonomi, është 1.6% më pak në qershor 2014, në krahasim me një vit më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat