Posta do të ofrojë shërbimin E-Commerce

Ekonomi

Posta do të ofrojë shërbimin E-Commerce

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 10:37

Qytetarët dhe bizneset e Kosovës së shpejti do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimin e-Commerce të Postës së Kosovës Sh.A. Ndërtimi i këtij shërbimi të ri është bërë i mundshëm duke ju falënderuar përkrahjes nga Posta Turke. Pas konsultimeve intensive mes eksperteve të të dyja kompanive, sot është nënshkruar marrëveshja për e-Commerce nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Kryetarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Turke, Osman Tural.

“Shërbimi e-commerce, përkatësisht tregtia në internet, do të ju mundësojë qytetarëve të Kosovës që të blejnë, por edhe të shesin mallra të llojllojshme, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Këtë mundësi për blerje dhe shitje do ta kenë edhe bizneset kosovare. Ato mund t’i plasojnë dhe promovojnë produktet e tyre në tregun online që do ta ofrojë Posta e Kosovës përmes Postës Turke”, ka thënë Hoxha, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Për transportin e mallrave të blera ose të shitura do të përkujdeset Posta e Kosovës e cila do t’i shpërndajë në adresën që e përcakton konsumatori.

Blerjet online në Kosovë janë shtuar dukshëm, sidomos këtë vit. Mijëra qytetarë Kosovës blejnë mallra në tregun online të shteteve të ndryshme, por këto mallra nuk vijnë direkt në Kosovë, por përmes Postës Shqiptare.

Ndërkaq, shërbimi e-Commerce të cilin do ta funksionalizojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme, mundëson që mallrat të vijnë direkt në Kosovë dhe ato t’i shpërndajë Posta e Kosovës. Kjo ndikon që edhe kostoja të jetë më e vogël, ndërsa shërbimi shumë më i shpejtë.

“Të gjitha mallrat e Kosovës mund të plasohen në tregun turk dhe në tërë botën”, ka thënë drejtori Tural. Ai shtoi se dyert e Postës Turke mbesin të hapura për Postën e Kosovës në mënyrë që nga bashkëpunimi i ndërsjellë të përfitojnë të dyja kompanitë dhe qytetarët e të dyja vendeve.

Kryeshefi Hoxha ka falënderuar Postën Turke për ndihmën që i ka ofruar Postës së Kosovës.

“Posta e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Postën Turke. Ekspertiza e Postës Turke, në fusha të ndryshme ka qenë shumë e mirëseardhur për Postën e Kosovës. Shkëmbimi i përvojave do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.
Hoxha u zotua se Posta e Kosovës do të sjellë edhe shërbime tjera të standardeve evropiane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat