Investohen 30.000 € në pendën e fshatit Shishmon

Ekonomi

Investohen 30.000 € në pendën e fshatit Shishmon

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:33

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka investuar 30,000 € në pendën e fshatit Shishmon.

Pas rregullimit të kësaj pende banorëve të fshatit Shishmon i mundësohet ujitja e 250-300 ha tokë bujqësore. Gjithashtu, Komuna e Gjakovës është në përfundim të ndërtimit të dy pendëve të tjera në Babaj të Bokës dhe një në Rrypaj.

“Komuna e Gjakovës investoi 30,000 € në pendën në fshatin Shishmon. Me rregullimin e pendës mundësuam ujitjen e 250-300 ha tokë bujqësore.
Edhe dy penda tjera po përfundohen në Komunën tonë, një në Babaj të Bokës dhe një në Rrypaj.
Komuna e Gjakovës çdo ditë e më tepër po ngrit kapacitetet e saja për kultivimin e mirëfilltë të produkteve bujqësore.
Ndryshimi i mirëfilltë po vërehet dhe do të vazhdoj ende më fuqishëm”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat