Malishevë, dëme të mëdha nga breshëri i së premtes

Ekonomi

Malishevë, dëme të mëdha nga breshëri i së premtes

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:00

Breshëri i para tri ditëve, ka shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në fshatrat, Pagarushë, Goriq, Dragobil, Marali, Astrazup e Burim, pasi mendohet se janë shkatërruar pothuajse plotësisht pemët dhe perimet në këto fshatra, si dhe misri është dëmtuar në masë shumë të madhe, ndërsa efekti i dëmeve në pemë, pritet të ndihet edhe në vitin e ardhshëm.

"Komisioni komunal, i formuar me qëllim të evidentimit të dëmeve nga breshëri dhe vërshimeve, është duke punuar intensivisht, por sipas asaj që shihet në këto fshatra, dëmet janë të pariparueshme për këtë vit, ndërsa pasojat e dëmit do të ndihen edhe në vitin e ardhshëm, sepse pemët janë aq shumë të dëmtuara, sa që edhe në vitin tjetër nuk mund të japin rendimente të kënaqshme.

Sipas vlerësimit të komisionit komunal, të bërë deri më sot, dëmet janë shumë të mëdha në të gjitha kulturat bujqësore. Perimtaria është e dëmtuar nga 75% deri në 95%, vreshtaria 80% deri në 100%, perimtaria nga 90 % deri në 100% dhe misri nga 70% deri në 100%.

Fshatrat e prekura nga breshëri janë : Gurishtë, Dragobil, Pagarushë, Marali, Astrazup, Burim dhe Gurbardh, ndërsa sipërfaqja e dëmtuar nga breshëri është mbi 900 hektar. Vlera materiale e dëmeve, ende nuk është caktuar, pasi duhet më shumë kohë për evidentimin e plotë të dëmeve", njofton komuna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat