Rritja e pagave djeg 350 mijë eurot e Muzeut të eksodit

Ekonomi

Rritja e pagave djeg 350 mijë eurot e Muzeut të eksodit

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 08:40

Më shumë se tetëdhjetë për qind e parave të ndara për projektin e Muzeut të Eksodit, do të shkojnë për rritjen e pagave të shërbyesve civilë, shkruan sot KD. Nga 400 mijë euro sa ishin ndarë në fillim të vitit për këtë projekt, tash kanë mbetur vetëm 50 mijë. Pos kësaj, krejt ndërtimin e këtij muzeu, Komuna e Prishtinës e vë në dyshim.
Bartja e mjeteve është paraparë me rishikimin e buxhetit komunal, që ka qenë kërkesë nga Qeveria e Kosovës.

Me rishikimin e paraparë, projekti për Muzeun e Eksodit është vetëm njëri prej atyre të cilit i merret buxheti. Në fushën e kulturës, në Komunën e Prishtinës, kanë pësuar edhe dy projekte të tjera kapitale. Fiks 835 mijë euro të Departamentit të Kulturës, të Rinisë e të Sportit janë paraparë të riorientohen.

Se projekti për Muzeun e eksodit ka mbetur me 50 mijë euro përkëtë vit, e ka konfirmuar edhe Komuna e Prishtinës.

Ndërtimi i Muzeut të eksodit, pos në 2011-n, ishte përmendur edhenga ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë fushatës zgjedhore tëtetorit të vitit të kaluar, para se të hynte në garë për të vazhduaredhe një mandat për kryetar të Prishtinës. Edhe me buxhetin e vitittë kaluar Komuna kishte ndarë 400 mijë euro, të cilat mbeten pa ushfrytëzuar. Për ndërtimin e këtij muzeu nuk është caktuar lokacionie as nuk është hapur asnjëherë konkurs për projekt ideor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat