Dogana, afër realizimit të projeksioneve të parapara

Ekonomi

Dogana, afër realizimit të projeksioneve të parapara

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 19:49

Dogana e Kosovës, në 6 mujorin e parë të këtij viti ka ngritje të të hyrave për 6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, thotë se janë afër realizimit të projeksioneve të parapara me ligjin për buxhet.

Rafuna ka thënë se përkundër rënies se importimit të mallrave prej 5 përqind, të hyrat shënuan rritje si rezultat i reformës, dhe funksionimit të dy pikave doganore, asaj në Bërnjakë dhe Jarinje.

Drejtuesit e Doganës së Kosovës sqarojnë se nëse vazhdohet me këtë ritëm, deri në fund të vitit, të hyrat që priten të inkasohen janë 935 milion euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat