Prodhimet shqiptare, panair lëvizës në gjashtë qytete

Ekonomi

Prodhimet shqiptare, panair lëvizës në gjashtë qytete

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 12:16

Shija e glikosë dhe rakisë së Përmetit, djathit të Koplikut, apo vera e Beratit janë provuar edhe në rajone ku nuk kanë qenë të njohura. Kjo është bërë e mundur nga Panairi Lëvizës, i organizuar në 6 qytetet kryesore të vendit, ku morën pjesë 120 prodhues shqiptarë. Elisabeta Katiaj, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Panaireve në një intervistë për AS, thotë se ky aktivitet shërbeu për krijimin e tregut rajonal brenda Shqipërisë.

Fermerët dhe prodhuesit vendas kanë lidhur kontrata mes tyre për tregtimin e shumë produkteve, si dhe janë njohur me markat e patentat shqiptare.
Sipas Katiajt, duhet zhvendosur përqëndrimi i investimeve dhe tregjeve nga kryeqyteti në qendra të tjera të vendit.
Panari lëvizës u organizua në 6 qarqet me volumin më të madh tregtar në vend. Ai kishte fokus informimin mbi tregun, markat shqiptare apo të huaja si dhe rritjen e bashkëpunimit mes kompanive ndërkombëtare dhe atyre lokale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat