OEK: Rritet përqindja e pakënaqësisë së bizneseve (Video)

Ekonomi

OEK: Rritet përqindja e pakënaqësisë së bizneseve (Video)

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 13:45

​Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), duke u bazuar në një analizë të bërë për tremujorin e dytë të këtij viti i ka identifikuar sektorët kyç që janë substancë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë sipas kësaj analize në sektorin kyç përfshihen tregtia me shumicë dhe pakicë, sektori i prodhimit, ndërtimtaria, shërbimet profesionale dhe hoteleri.

Sipas tij, në gjetjet kryesore për sa i përket vlerësimit të situatës aktuale të biznesit në tre mujorin e dytë të vitit 2014 vërehet një përqindje e bizneseve që konsiderojnë situatën aktuale të pa kënaqshme, e cila ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014 dhe periudhën e njëjtë të vitit 2013.

“Në tre mujorët e dytë të vitit 2014 po e shihni që shkalla e pakënaqshme është 28 për qind e kënaqshme është 40 për qind dhe po e shihni që e vlerësojnë si një situatë të kaluar me rezultat të mirë me 31 për qind.. Në analizën tjetër për sa i përket balancës në këtë formë po e shihni se ekziston një diferencë mes vlerësimit pozitiv dhe atij negativ. Pra, tregojnë se situata e biznesit është përmirësuar në tremujorin e dytë të këtij viti dhe krahasuar me të njëjtën periudhe të këtij viti por edhe me atë të vitit 2013. Dikush mund të bëjë pyetjen se çka mund të jetë si një infuzion i proceseve ekonomike. Në rend të parë është diaspora, rritja e shërbimeve qoftë në gastronomi qoftë në sektorët e tjerë dhe e tëra kjo e ka bërë zbutjen e lehtë të asaj që krahasohet mes periudhës kohore të tre mujorit të parë dhe të dyte të vitit 2013”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se edhe shkalla e pa punësisë është pothuajse në rritje e sipër. Gërxhaliu, ka bërë me dije se 29 për qind e bizneseve të anketuara presin që punësimi të rritet. Këto rezultate sipas tij ishin të ngjashme nëse krahasohen me vitin 2013 në tre mujorin e dytë.

“Aspekti social në Kosovë është mjaft shqetësues, e kemi një shkallë të papunësisë e cila është pothuajse në rritje e sipër, e kemi një varfëri ekstreme e cila është vërtetë mjaft demotivuese dhe kur i shtohet kësaj edhe varfëria e skajshme atë herë është një çështje që duhet gjithë neve të na preokupoj. Mirëpo, po e shihni që pritjet më të larta të punësimit kanë qenë në periudhën e parë të vitit 2013 duke shënuar rënie në tre mujorët pasues. Po e shihni se 29 për qind e bizneseve të anketuara presin që punësimi të rritet, rezultate këto të ngjashme nëse krahasohet viti 2013 në tre mujorin e dytë por me një rënie prej 8 për qind krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti”, ka theksuar Gërxhaliu.

Sipas rezultateve Gërxhaliu, ka shtuar se duhet të bëhet më shumë për ekonominë e vendit sesa të flasin, pasi që analiza ka dalë shqetësuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat