Dogana deri tani ka mbledhur 445,3 milionë euro

Ekonomi

Dogana deri tani ka mbledhur 445,3 milionë euro

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 12:12

Dogana e Kosovës pati një javë të suksesshme në arkëtimin e buxheti si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Gjatë kësaj jave u arritën të mblidhen të hyra në lartësi afër 20 milion euro kurse tanimë në krahasim me vitin e kaluar kemi realizmin më të lartë.

Nëse krahasohen të hyrat e vitit të kaluar me këtë vit tanimë dogana ka mbledhur 445,3 milion derisa vitin e kaluar ishin 431,6 milion euro.

Gjithashtu gjatë kësaj javë performanca e të gjitha drejtorive ishte në nivel të lartë.

Lufta kundër evazionit fiskal rezultojë me konfiskimin e automjeteve (14copë), mallra të tekstilit, produkte të kozmetikës, pjesë për automjete si dhe produkte me akcizë si alkool dhe verë, që të gjitha gjatë tentim kontrabandimit. Vlera e përgjithshme e tyre ishte mbi 60.000 euro.

Vlen të theksohen se në total gjatë kësaj jave u realizuan 42 kundërvajtje doganore që e sjell numrin e kundërvajtjeve në 947 kundërvajtje doganore që nga fillimi i vitit.

Dogana fton edhe një herë të gjithë qytetarët që të lajmërojnë të gjitha rastet e kontrabandës dhe korrupsionit në 0800 50 095 (pa-pagesë), dhe ju ftojmë që së bashku të ndërtojmë një të ardhme të sigurt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat