Turizëm pa busull

Ekonomi

Turizëm pa busull

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 08:46

Po të pritej vetëm prej Qeverisë, me shumë gjasë turistët e huaj do të humbnin nëpër Kosovë. Kështu ironizojnë ata që merren me organizime turistike këtë sezon në vend.

Arben Islami, i cili merret me “hiking”, thotë se përfaqësuesit e institucioneve nuk dinë çka është turizmi dhe as që ofrojnë ndonjë platformë për bukuritë e Kosovës.

“Askush nuk e din çka është turizmi dhe as si definicion. Përfaqësues të ministrive më shumë flasin për hotele dhe yjet e tyre, sesa për një orientim të turistëve se ku duhet të shkojnë për vizita”, thotë Islami.

Sipas tij Kosova është vend i mrekullive, mirëpo ai konsideron se turizmi duhet të institucionalizohet në mënyrë që edhe të rritet vetëdija për vlerën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat