Podujeva përfiton nga fondet e Bashkimit Evropian

Ekonomi

Podujeva përfiton nga fondet e Bashkimit Evropian

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 19:55

Komuna e Podujevës nga programi i Bashkimit Evropian “Kosova e Bukur II” ka përfituar projektin për rregullimin e oborrit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Projekti për rregullimin e oborrit të Shkollën e Mesme Ekonomike "Isa Boletini" kapë vlerën prej 118,541.61 euro, ndërsa komuna e Podujevës participon me 14% nga vlera totale e projektit.
Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik (DPZHE), z. Avni Fetahu, tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë ngase rregullohet oborri i shkollës dhe krijohen më shumë hapësira gjelbëruese.

“Projekti ka të bëj me rregullimin e oborrit, rrethojës, terrenit sportiv, amfiteatrin e jashtëm, ndriçimit edhe një parkingu funksional për nevojat e shkollës”, tha Fetahu.

Ai u zotua se Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik do të vazhdojë të aplikojë me projekte konkrete dhe serioze në të mirë të qytetarëve të Podujevës, si dhe do të punojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si partner serioz në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Ky projekt do të implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim ( IOM ) dhe në realizimin e tij pritet të punësohen 40 persona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat