Komuna nuk arrin ta rrënojë ‘Al-Petrol’-in

Ekonomi

Komuna nuk arrin ta rrënojë ‘Al-Petrol’-in

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:01

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka shkuar ta rrënoj një nga pikat e derivateve të “Al-Petrol” e cila gjendet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në dalje të Prishtinës, mirëpo pas kërkesës së pronarit që ta rrënoj objektin vet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Xhelal Sfeqla, ka thënë se objekti tashmë është në rrënim, pasi vendimi për një gjë të tillë është i plotfuqishëm, por për shkak të specifikave të tij, pronarit iu kanë dhënë 2-3 ditë afatë, që të njëjtën ta bëjë vet.

“Do të shohim një plan dinamik dhe ne do të pranojmë prej tyre një plan dinamik dhe pastaj e shohim a do ta miratojmë a jo për shkak të specifikave. Për shkak të specifikave të objektit meqenëse pronari ka kërkesën për ta larguar vet, atëherë ne ia mundësojmë këtë. Po e kemi njoftua para 2 ditëve meqenëse atëherë edhe e kemi marrë pëlqimin prej ministrisë dhe ata tashmë janë të gatshëm për ta rrrënu. Normalisht, këtu do të jetë firma e rrënimit, këtu do të jetë inspektorati, për ta parë këtë dinamikë dhe në momentin që kjo nuk ndodh ne do ta rrënojmë. Është objekt pa leje ndërtimi i ndërtuar pas datës 30 gusht, dhe sipas Ligjit për ndërtim ky objekt nuk mund të futet në proces të legalizimit dhe rrjedhimisht është subjekt i rrënimit nga inspektoratet tona”, ka thënë ai.

Sipas Sfeqlës, vendimi për rrënim është i plotfuqishëm dhe ka pëlqim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Mirëpo, përfaqësuesi i “Al-Petrolit”, Lulzim Kryeziu, ka thënë se vendimi i Komunës është i ngutshëm dhe se objekti në fjalë ekziston që nga vitit 2002.

“Nuk e kuptoj këtë vendim kaq të ngutshëm objekti është veç në funksion, ka ekzistua prej 2002-ës dhe vetëm i është ndërru destinomi prej që ka qenë dyqan është shndërrua në pikë karburanti. Edhe ne e kemi bërë një padi në gjykatë ku ekzekutivi faktikisht nuk ka të drejtë për një objekt i cili është duke funksioni dhe është në pronë private, është duke e pagu tatimin në pronë e të gjitha. Tash ti shohim vendimet tjera, është pak një vendim i ngutshëm prej Komunës prej inspektorit të Komunës. Ne do të veprojmë në bashkëpunim me Komunën natyrisht që nuk do t’i kundërshtojmë, ligjin do ta përkrahim, do të bashkëpunojmë në aspektin ligjit, në aspektin e asaj që kemi të drejtë”, është shprehur ai.

Kryeziu ka thënë se objekti është në procedurë të legalizimit andaj vendimi është i ngutshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat