Anulohet protesta, prodhuesit e qumështit protestojnë javën tjetër

Ekonomi

Anulohet protesta, prodhuesit e qumështit protestojnë javën tjetër

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 09:09

Prodhuesit e qumështit e kanë anuluar protestën e paralajmëruar për sot para Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë së Kosovës.

Nexhmi Hyseni duke u shprehur i pakënaqur me mosrealizimin e kërkesave të tyre dhe në mbrojtje të produkteve të tyre nga konkurrenca me produktet e importuara, ka thënë për transmetuesin publik se protesta do të mbahet javën tjetër pas Festës së Fitër Bajramit.

Sipas prodhuesve të qumështit, arsyeja e protestës vjen nga fakti se AUVK-u i ka ndërmarrë disa veprime shumë minore siç i ka quajtur ai, në krahasim me ato se çka janë duke u kërkuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat