Rregulla të reja për karburantet, në autostradë një në çdo 15 km

Ekonomi

Rregulla të reja për karburantet, në autostradë një në çdo 15 km

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 08:46

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave kriteret e reja që pikat e karburanteve duhet të zbatojnë për distancën dhe parametrat teknike që lidhen me shërbimin e sigurinë.
Vendimi u miratua nga qeveria me propozim të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave pikat e karburanteve përcaktohen si zona shërbimi dhe kjo lidhet me atë që çdo pikë duhet të ofrojë disa shërbime sipas standardeve të përcaktuara.

Në autostradë distanca nga një pikë karburanti në një tjetër do të jetë minimumi 15 kilometra dhe makismumi 60 kilometra. Për rrugët interurbane kryesore, minimumi 10 km ndërsa përr rrugët interurbane dytësore, minimumi 6 km.

Në rrugët urbane kryesore pikat e karburanteve do të jenë jo më pak se 500 metra, kurse për rrugët urbane dytësore dhe lokale, jo më pak se 250 metra.

Në vendimin e qeverisë thuhet gjithashtu se “Zonat e shërbimit duhet të respektojnë një distance prej 30 m nga pompa e shpërndarjes së karburantit deri në çdo pikë të perimetrit të godinave publike, spitale, qendra mjekësore, objekte fetare, shkolla, kopshte, çerdhe, azile, institucione publike, stadiume, godina me vlera historike dhe godina të tjera ku mund të strehohen apo të qëndrojnë mbi 50 persona. Kjo distancë kuptohet si rreze e matur ndaj çdo drejtimi në rrafshin horizontal midis pompës së karburantit dhe çdo pike të perimetrit të godinave të sipërpërmendura.”

Përsa i përket standardeve që duhet të përcaktojnë pikat e karburanteve qeveria ka përcaktuar disa kritere, siç janë edhe shërbimet që duhet të ofrojnë këto pika.

Zona e shërbimit duhet të ofrojë minimalisht në autostradë, stacion furnizimi me karburant dhe lubrifikante, asistencë mekanike, minimalisht kontroll dhe riparim të sistemeve të drejtimit dhe frenimit, parkim mjetesh, tualet.Në rrugët interurbane kryesore dhe dytësore, stacion furnizimi me karburant dhe lubrifikante, asistencë mekanike minimale (gomist), tualet, ndërsa në rrugët urbane, stacion furnizimi me karburant dhe lubrifikante, tualet.

Në vendimin e qeverisë thuhet se “Entet pronare për lëshimin e autorizimeve mund të kërkojnë ambiente shtesë në bazë të karakteristikave të rrugës dhe kushteve lokale.”

Disa shërbimi të tjera që duhet të ofrojnë janë edhe ajëri i kondicionuar, energji eleketrike, ujë të pijshëm, bar-restorant, hotel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat