TC Kosova e Re –Brezovica, shtyrjet vlerësohen të dëmshme

Ekonomi

TC Kosova e Re –Brezovica, shtyrjet vlerësohen të dëmshme

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 23:19

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar se projektet për Termocentralin Kosova e Re dhe Brezovicën nuk do të finalizohen para shtatorit, siç është thënë, për shkak të kërkesave të kompanive dhe konsorciumeve ofertuese. Njohës të çështjeve ekonomike hedhin dyshime për rrjedhën e procesit në të dyja projektet, prandaj edhe sugjerojnë rishikimin e plotë të tyre.

Shtatori është muaji kur do të dorëzohen ofertat për termocentralin Kosova e Re dhe për Brezovicën, nëse nuk do të ketë sërish shtyrje, sikur që ndodhi këto ditë, kur për dy projektet, komitetet drejtuese kanë miratuar sic thuhet, kërkesen e investitorëve për shtyrjen e afateve për finalizimin e propozimeve dhe aranzhimeve financiare. Por, këto shtyrje po vlerësohen si të dëmshme dhe dekurajuese edhe për proceset tjera.
“Keni të bëni me dy projekte të rëndësisë strategjike për ardhmërinë e Kosovës, projekte që nuk kanë rëndësi nga dimensioni ekonomike, po kanë rëndësi nga dimensioni social, strategjik dhe politik dhe mbi të gjitha nga pozicioni multientik dhe ta kem një prolongim të tillë do të thotë, në mënyrë kronologjike, është diqka që e rëndon realitetin ekonomik në Kosovë. Nuk mund të ketë investime të mirëfillta dhe volimunoze pa stabilitet politik dhe qeveri e cila do të jetë garantuse në emër të të gjithë institucioneve vendore dhe ndërkobëtare në Kosovë”, thekson kryetari i OEK-ut, Safet Gerxhaliu.
“Përse Kosova të bëjë shtyrje në bazë të kërkesave të ofertueseve. Kosova duhet t'i bëjë projektet e veta, me të gjitha ekspertizat, analizat adekuate, duke ofruar të gjitha elementet në të cilat shihet përfitimi edhe për investitorët e jashtëm,dhe jo tani të kthehemi në një situatë që Kosova duhet ta luajë lojen e vet ekonomike në bazë të kërkesave të investitorëve potencial. Kosova duhet të ketë qasje active”, thekson eksperti, Muhamet Sadiku.
Visar Azemi nga organizata jo qeveritare KOSID, thotë për transmetuesin publik se i kanë dyshimet e tyre për rrjedhën e procesit në të dyja projektet dhe se për këtë, më së miri sipas tij do të ishte rishikimi i plotë i tyre.
“Po mendoj që procesi ka qenë i dështuar qysh prej fillimit dhe rrjedhimisht nuk duhet të ketë një përdundim të këtij procesi ashtu sic po proklamohet, domethënë duhet të rishikohet i tërë procesi në tërësi, për dy projektet gjigante të zhvillimti të vendit”, theksoi ai.
Por, në deklarimet e mëhershme të ministrive është thënë se këto projekte do të vazhdojnë dhe se përmbyllja dhe implementimi i këtyre tyre ka ndikim të madh pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit derisa në njoftimet e fundit thuhet se shpallja e fituesit për fazën e parë të projektit të termocentralit Kosova e Re do të bëhet më 30 Shtator, ndërsa për Brezovicën, kompanitë duhet t'i dorëzojnë ofertat deri më 9 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat