Vitia shton për 15 për qind arkëtimin e tatimit në pronë

Ekonomi

Vitia shton për 15 për qind arkëtimin e tatimit në pronë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 19:00

Viti 22 korrik – Mobilizimi i institucioneve komunale të Vitisë për rritjen e shkallës së arkëtimit të mjeteve të tatimit në pronë ka ndikuar që gjatë këtij muaji arkëtimi të rritet për 15 për qind, ose të mblidhen 340 mijë euro.
Sipas zyrtarëve komunalë, qytetarët e Vitisë kanë borxhe në tatimin e pronës mbi 1 milion e 700 mijë euro, ndërsa në kuadër të sensibilizimit të opinionit për pagesën e këtij tatimi janë paraparë edhe masat ndëshkuese për borxhlinjtë më të mëdhenj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat